Maqedoni

MASH dhe QSHP për testimin ekstern: mediat të jenë korrekte gjatë informimit

04.06.2015 17:39

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra Shtetërore e Provimeve edhe sot u kanë apeluar mediave për korrektësi gjatë informimit rreth testimit ekstern...

MASh-i apelon që mediat të eliminojnë  kualifikimet për pyetjet si të palogjikshme dhe të papërshtatshme për nxënësit e moshave të caktuara, ose përmbajtjes t’i jepet konotacion politik.
 
Nga MASh-i thonë se të gjithë të interesuarit kanë pasur një muaj kohë t’i kontrollojnë pyetjet dhe të evidentojnë gabimet eventuale, por gjithsesi nxënësit nuk do të dëmtohen në asnjë mënyrë me zbritje të pikëve gjatë vlerësimit, por pyetjet me gabime nuk do të merren parasysh gjatë formulimit përfundimtar të notës së testit.
 
Në mesditë procesi i testimit ekstern ka përfunduar plotësisht në 103 shkolla fillore dhe të mesme. Deri në këtë pikë nuk ka ankesa për probleme teknike apo të ndonjë natyre tjetër. 
 
“Verifikimi ekstern i arritjes së njohurive të gjithsej 183 mijë e 280 nxënësve dhe kontrollimi i objektivitetit të vlerësimit të 17 mijë e 803 mësimdhënësve nga 7mijë e 560 lëndë mësimore do të zgjasë deri më 10 qershor. Rezultatet do të publikohen në faza, por  prioritet do t'u jepet nxënësve të klasave të nënta, për shkak të regjistrimit të tyre në shkollat e mesme”- thuhet në kumtesën e MASh-i.