Maqedoni

Kuvend, Pakoja e ligjeve për pagat e funksionarëve

25.02.2026 15:51

Kuvendi jep dritë jeshile që pakoja për ndryshimet e ligjit për pagat e funksionarëve të miratohen me procedurë të shkurtër...

Kuvendi jep dritë jeshile që pakoja për ndryshimet e ligjit për pagat e funksionarëve të miratohen me procedurë të shkurtër. Sipas propozimit, pagat ulen nga 10.000 deri në 13.000 denarë. Bekim Qoku nga VLEN arsyeton propozimin në ligjin për deputetët me procedurë të shkurtuar.
 
“Projektligji synon ndryshimin e koeficienteve për llogaritjen  e pagave të deputetëve, me qëllim vendosjen e një rregullimi të drejtë, të qëndrueshëm dhe proporcional. Synimi është të parandalohet rritja e mëtejshme joproporcionale e pagave, të sigurohet  transparencë më e madhe dhe shpërndarje më e drejtë e mjeteve buxhetore, në mënyrë që pagat e deputetëve të jenë në përputhje me realitetin ekonomik të vendit.”, - deklaroi Bekim Qoku nga VLEN.
 
Ulja e koeficienteve, ankohen nga Shoqata e Prokurorëve
 
Projektligji insiston në uljen e koeficienteve dhe shpërndarjen më të drejtë buxhetore, tha Bojan Stojanovski. 
 
“Me këto vendime të propozuara bëhet intervenim në koeficiente, me çka sigurohet shfrytëzim racional të buxhetit të Maqedonisë së Veriut. Dua të them se ky vendim ligjor është në harmoni me  Kushtetutën dhe e vetmja zgjidhje ligjore.”, - theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.
 
Reagojnë nga Shoqata e Prokurorëve Publikë. Kërkojnë tërheqjen e propozimeve ligjore për uljen e pagave të tyre. Prej atje thonë se prokurorët publikë kryejnë një funksion kompleks dhe përgjegjës, duke mbajtur barrën e ndjekjes penale pa kushte të përshtatshme materiale dhe mbështetje të mjaftueshme profesionale. Paga e një prokurori publik nuk mund të ulet me ligj ose me vendim të një organi shtetëror, përveç në rastin e përgjegjësisë së përcaktuar disiplinore, thonë nga shoqata në fjalë.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU