Maqedoni
Universiteti i Tetovës, debat mbi Projektligjin e Arsimit të Lartë
25.02.2026 16:09
Në Universitetin e Tetovës, sot është mbajtur debat publik mbi Projektligjin për Arsimin e lartë...

Në Universitetin e Tetovës, sot është mbajtur debat publik mbi Projektligjin për Arsimin e lartë, ku u diskutuan propozim-ndryshimet, sfidat dhe ndikimi i tyre në sistemin universitar. Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli, tha se stafi akademik i UT-së, ka disa vërejtje, pasi ndryshimet e ligjit në arsimin e lart cenojnë autonomin e universiteteve. Sipas Zejnelit, edhe Senati i UT-së ka propozuar që ky ligj të tërhiqet ,të rishikohet dhe të bazohet me gjendjen reale të universiteteve.
“Numri më i madh i vërejtjeve ka të bëjë me cenimin e autonomisë universitare konstatohet se fakti që parashihet të ekzistojë një Këshill Universitar, i cili mendohet se i zbeh kompetencat e Senatit të Universitetit. Ky është fakti që shumica e profesorëve këtu kanë vërejtje. Vërejtjet janë në numër të madh me akreditimin e studimeve të Doktoraturës, për arsye se UT-ja i plotëson të gjitha kushtet, ka staf akademik, punime shkencore dhe të gjitha, por kriteret që janë, nuk janë në harmoni me gjendjen reale.”, - deklaroi rektori i UT-së, Jusuf Zejneli.
Por, nuk mendon kështu ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ajo thotë se ligji një muaj është në debat publik dhe i njëjti nuk do të tërhiqet.
“Ligji një muaj është në debat publik dhe të gjithë kanë të drejtë të japin vërejte dhe nëse vërejtjet pranohen dhe deri më tani kishim debate dhe u morëm vesh që çka do të pranohet,por ligji nuk do të tërhiqet dhe nuk duhet të tërhiqet, pasi që bën të ardhmen për të rinjtë tanë.”, - theksoi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Kundër ndryshimeve të projektligjit për arsim e lartë është edhe “Forumi për ndryshime në arsim”.
“Propozim-ligji për Arsimin e Lartë mbi të gjitha është jotransparent për nga fakti se forma me të cilin është realizuar dhe përpunuar, për vetë faktin se ministrja para pak kohe nuk i përmendi emrat e personave që e kanë hartuar këtë ligj.”, - deklaroi Bledi Hodai nga “Forumi për ndryshime në arsim”.
Nga ana tjetër, Fakulteti Pedagogjik i UT-së shpreh mospajtim profesional lidhur me mospërfshirjen e lëndës së Pedagogjisë në planin e ri mësimor, as si lëndë obligative dhe as si lëndë zgjedhore, ndonëse në programin e mëparshëm ajo ka qenë e përfaqësuar si lëndë zgjedhore.
VISAR SADIKI
