Kuvend, nuk mbështet propozimi i rritjes së pagës minimale
63 deputetë nga 82 të pranishëm në sallën kuvendore...

63 deputetë nga 82 të pranishëm në sallën kuvendore nuk e mbështetën propozimin për rritjen e pagës minimale të propozuar nga LSDM-ja. Opozitarët maqedonas kërkojnë nga Qeveria që të ndërhyjë në bisedimet për minimalen.
Inflacioni po gëlltit buxhetin familjar, pohojnë ata.
“Qeveria nuk duhet të jetë vetëm moderator. Ajo është pjesëmarrës aktiv partner në pjesën e marrëveshjeve sociale.”, - deklaroi Jovanka Trençevska nga LSDM.
“Sot kur çmimet rriten, kur inflacioni gëlltit buxhetin familjar, paga minimale patjetër të rritet.”, - theksoi Jovan Mitreski nga LSDM.
Mënyra dhe rritja e minimales është bërë sipas metodologjisë kur LSDM-ja ishte në pushtet, thonë nga VMRO, gjersa lavdërohen për rritje ekonomike. Deputetët e pozitës sërish thonë se nuk janë kundër rritjes së pagës minimale, por se duhet të rregullohet mbi bazat ekonomike, duke ruajtur edh fuqinë punëtore.
“Kur e rrisin kështu pagën, në këtë mënyrë, erdhëm në 20,30,40% inflacion. Tani inflacioni është 3.2%, kemi stabilizuar ekonominë, kemi rritjen ekonomike, rritje të Prodhimit Bruto të Brendshëm, kemi ulje të deficitit buxhetor.”, - theksoi Petar Risteski nga VMRO.
Rritje të pagës kërkoi edhe deputetja Ilire Dauti, bashkë me të edhe jetë dinjitoze për qytetarët.
“Nuk erdhi asnjëherë koha e punëtorit në RMV. Nuk erdhi ajo kohë kur së paku të ruhet dinjiteti i prindërve që të dy, po supozojmë, me pagë minimale, të punësuar, dhe duke harxhuar energji për të shkuar në vend pune, në fund të muajit nuk mund ta sigurojnë as minimumin e ekzistencës.”, - u shpreh Ilire Dauti nga BDI.
Lidhja e Sindikatave ka lënë hapësirë për bisedime me Qeverinë, e nëse nuk ndodh kjo, paralajmërojnë nga 1 marsi protesta masive. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
