Ndeshje e zjarrtë në “Bernabeu”
Mbrëmja e sotme sjell emocione të reja në fazën e eliminimit direkt të Liga e Kampionëve. Ndeshja kryesore e mbrëmjes do luhet në Madrid...

Gara më prestigjose evropiane në nivel klubesh në futboll, Liga e Kampionëve, do të sjellë sonte katër ndeshje spektakolare nga faza e playoff-it, ku edhe do ta dalin katër skuadrat që do të vazhdojnë tutje në fazën e eliminimit direkt të këtij kompeticioni.
Pas fitores së kontestuar në ndeshjen e parë, javën e kaluar, Real Madridi përballet sërish me Benfica-n në play off të UEFA Champions League, duke synuar të vulosë vendin e saj në 1/8-at e finales.
Zhvillimet në ndeshjen e parë bëjnë që ndeshja në “Bernabeu” të jetë e zjarrtë. Vinícius Júnior raportoi për Gianluca Prestianni-n për racizëm.
Juventus dhe Galatasaray, një përballje që pritet të prodhojë sërish gola. Turqit në Torino, kanë zbarkuar me 3 gola epërsi.
Në Francë, do luhet derbi lokal mes Paris Saint-Germain dhe AS Monaco.
