Oklahoma fiton dhe ruan kreun e NBA
Kampionët aktual Oklahoma City Thunder...

Kampionët aktual Oklahoma City Thunder mposhtën Toronto Raptors me rezultatin 116-107 në një ndeshje mjaft interesante si mysafirë.
Oklahoma kryesonte bindshëm 96-71 dy minuta para përfundimit të çerekut të tretë, dhe Toronto barazoi në 101-101 katër minuta para përfundimit.
Megjithatë, më pas Cason Wallace me katër pikë radhazi, një top të fituar dhe një asist parandaloi një kthesë të madhe.
Wallace udhëhoqi Thunder, me 27 pikë. Ishte kjo fitorja e tretë radhazi për Oklahomën e cila është në krye të Perëndimit me 45-14, ndërsa Toronto është i pesti në Lindje me 34-24.
Nuk zhgënjen Milwaukee, që në fushën e tij mundi 128-117 Miami, dy ekipe që luajnë për zonën play in.
Fitore në sekondat e fundit për Orlando, që mundi 110-109 Lakers. Boston Celtics e forcuan pozicionin e tyre në vendin e dytë në Lindje me një fitore 97-81 në transfertë kundër Phoenix Suns.
