Basketboll, Maqedonia e Veriut vazhdon përgatitjet
25.02.2026 21:14
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në basketboll për meshkuj, ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës parakualifikuese për “eurobasket 2029”...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në basketboll për meshkuj, në drejtimin e trajnerit të ri spanjollit Josep Maria Berokal, ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës parakualifikuese për “eurobasket 2029”.
Përfaqësuesja e vendit në basketboll në dy ndeshjet e para në Grupin “A”, ka mundur Azerbajaxhanin dhe Republikën e Irlandës. Po ashtu dy fiore ka edhe Luksemburgu me të cilët do përballet të premtën ne Shkup.
Fituesit e katër grupeve dhe përfaqësuesja e dytë nga katër grupet do të sigurojë kualifikim në eliminatoret për “Eurobasket 2029”.
