Botë

Poroshenko: Ukraina kërcënohet me luftime në shkallë të lartë

04.06.2015 17:52

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka paralajmëruar se ka një "kërcënim kolosal", që luftimet në lindje të Ukrainës të rifillojnë në "shkallë të lartë"...

Në adresimin e tij vjetor në parlament, Poroshenko gjithashtu tha se Ushtria e Ukrainës duhet të jetë e gatshme ta mbrojë shtetin kundër “një pushtimi në shkallë të plotë përgjatë gjithë kufirit me Rusinë”.

Ai shtoi se më shumë se 9 mijë ushtarë rus ndodhen momentalisht në Ukrainë.