Dush i ftohtë për "të paprekshmit"

25.02.2026 21:30

Fitoret e Shkëndijës së Haracinë dhe ajo e Ohrit, ndaj skuadrave elitare Rabotniçki dhe Vardari dëshmuan se nuk ka të paprekshëm në futbollin vendor...

Dy ndeshjet para të ¼ së finales së Kupës së Maqedonisë në futboll Shkëndija – Rabotniçki dhe Vardari – Ohri,kanë dëshmuar se në futbollin vendor nuk ka skuadra të paprekshme. Skuadra e Shkëndijës së Haracinës me eliminimin e Rabotniçkit dhe kualiikimin në ½ finale, ia doli të shkruaj historinë.

Nga ana tjetër skuadra e Ohrit i dha fund serisë pozitive të Vardarit. Për “liqenasit” do të jetë kjo ½ finalja e tyre e dytë në të cilën do të luajë.

Ohri në sezonin 1993/94, në ½ e finales me rezultatin e përgjithshëm 7:2 u mund nga Pelisteri. Kjo do jetë ½ finalja e parë në të cilën do të luajnë dy skuadra nga Liga e Dytë.