Marrdhëniet Shqipëri-Maqedoni e Veriut, presidenti shqiptarë Begaj nesër viziton Shkupin

25.02.2026 23:25

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj...

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri ditën e shtunë.

Gjatë kësaj vizite, ai do të zhvillojë takime institucionale në nivel të lartë dhe do të marrë pjesë në aktivitete me karakter diplomatik.

Nikoqir i presidentit Begaj do të jetë zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai. Takimi pritet të përqendrohet në thellimin e marrëdhënieve bilaterale, duke theksuar bashkëpunimin politik, ekonomik dhe euro atlantik midis dy vendeve, si dhe në rëndësinë e partneritetit të fortë ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Begaj do të pritet edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kreu i Tetovës, Bilall Kasami.