Maqedoni

Njëzet e dy vjet nga humbja e jetës së presidentit Boris Trajkovski

26.02.2026 09:09

Sot shënohen 22 vjet nga aksidenti ajror në Mostar, në të cilin humbi jetën ish-presidenti Boris Trajkovski...

Sot shënohen 22 vjet nga aksidenti ajror në Mostar, në të cilin humbi jetën ish-presidenti Boris Trajkovski, anëtarë të kabinetit të tij dhe ekuipazhi i avionit. Përvjetori i vdekjes së presidentit Trajkovski do të shënohet në Shkup, në vendlindjen e tij Strumicë dhe në Rotimlje.
 
Anëtarë të familjeve, delegacione shtetërore dhe delegacione të tjera do të vendosin lule mbi varrin e Trajkovskit në varrezat e qytetit Butel në Shkup, si dhe pranë memorialeve në Rotimlje dhe në Strumicë.