Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata

26.02.2026 09:49

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.
 
Nga data 15.11.2025 ka filluar detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
 
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër kotlina, lugina lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.