Maqedoni

Seancë dëgjimore publike në Kuvend për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor, gjashtë kandidatë i plotësojnë kushtet

26.02.2026 10:10

Në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot në rend dite...

Në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot në rend dite është Dëgjimi Publik për prezantimin e kandidatëve që i plotësojnë kushtet sipas Shpalljes për zgjedhjen e një anëtari të Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilin e zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
Në shpallje u paraqitën dhjetë kandidatë, ndërsa grupi punues i përbërë nga Komisioni konstatoi se vetëm gjashtë prej tyre i plotësojnë kushtet e parapara.
 
Prezantimet e tyre për anëtar të Këshillit Gjyqësor që zgjidhet nga Kuvendi do t’i kenë: Arber Isaku, jurist i diplomuar me provim të jurisprudencës nga Tetova; Feuzi Xhaferi, jurist i diplomuar me provim të jurisprudencës nga fshati Çegrane, Gostivar; Sabedin Dauti, jurist i diplomuar me provim të jurisprudencës nga fshati Raven, Gostivar; Fadil Xhelili, magjistër i shkencave juridike me provim të jurisprudencës nga fshati Çegrane, Gostivar; Svetlana Popova, magjistre e shkencave juridike me provim të jurisprudencës nga Shtipi; dhe Sejfulla Osmani, doktor i shkencave juridike me provim të jurisprudencës nga Gradeci, Vrapçishtë.