Maqedoni
Marrëdhëniet Shqipëri – RMV, presidenti Begaj viziton Shkupin
26.02.2026 11:34
Begaj do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri ditën e shtunë....

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri ditën e shtunë.
Gjatë kësaj vizite, ai do të zhvillojë takime institucionale në nivel të lartë dhe do të marrë pjesë në aktivitete me karakter diplomatik. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, do të mirëpresë Begajn në Komunën e Çairit dhe më pas do të vendosen lule drejt bustit të heroit kombëtare Gjergj Kastrioti Skënderbeu nën interpretimin e himnit kombëtar nga Ansambli shtetëror.
