Kulturë
Enciklopedia Shqiptare, në ITKSh u mbajt takimi i përbashkët i redaksive
26.02.2026 14:14
Në hapësirat e ITKSh-së u mbajt takimi i redaksisë së Posaçme të Enciklopedisë Shqiptare të Maqedonisë së Veriut...

Në hapësirat e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore, u mbajt takimi i redaksisë së Posaçme të Enciklopedisë Shqiptare të Maqedonisë së Veriut me drejtuesit e Redaksisë Vendore të Enciklopedisë Shqiptare dhe atë të Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike në Tiranë.
U diskutuan propozime, ide e sugjerime për ngritjen cilësore të këtij projekti mbarëkombëtar. Përfaqësuesit e Redaksisë Vendore të Tiranës shpjeguan se tashmë fjalësi është në përfundim e sipër dhe se shumë shpejt do të jetë gati edhe versioni përfundimtar, që pastaj të vazhdojë procesi i hartimit të artikujve, i redaktimeve të nevojshme, deri në publikimin e tyre. Sipas kalendarit të punës, vitin tjetër pritet të përfundojë versioni elektronik i Enciklopedisë Shqiptare.
