Maqedoni
Zhvillimet në VLEN, Mexhiti: Po punojmë për unifikimin e VLEN-it
26.02.2026 15:39
Votuesit shqiptarë kërkojnë që VLEN-i të jetë një subjekt i vetëm politik dhe liderët e koalicionit po veprojnë në këtë drejtim...

Votuesit shqiptarë kërkojnë që VLEN-i të jetë një subjekt i vetëm politik dhe liderët e koalicionit po veprojnë në këtë drejtim, tha njëri ndër krerët e këtij koalicioni, Izet Mexhiti. Ai tha se edhe ngjarjet e fundit në ASh-në e Arben Fetait janë vazhdimësi e asaj që e filloi Kasami me shkarkimin e kryesisë, ndërsa njoftoi që edhe partia e tij do të bëjë një hap të tillë, për të mundësuar unifikimin e VLEN-it.
“Konform kësaj kërkese, kësaj analize po veprojmë edhe ne liderët e VLEN-it. Fillimisht e filloi z.Kasami që shkriu organet e Besës dhe i drejtoi drejt subjektit të ardhshëm VLEN, të njejtën po e bën edhe z.Fetau, edhe z. Azir Aliu, edhe Mimoza Musa dhe Ilir Demiri, deputeti i ri që iu bashkangjit VLEN-it. Këto ditë po përgaditet edhe LD-ja që të thërrasë Kuvendin Themelues, për t’u shkrirë dhe për të bërë VLEN-in një. Besoj që në këtë mënyrë të gjthë flasin me një zë dhe ky zë është drejt shkrirjes së VLEN-it në një subjekt të vetëm politik.”, - deklaroi kryetari i LD-së, Izet Mexhiti.
