Maqedoni

Nisma për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, Gashi: Vetëm me konsensus politik

26.02.2026 16:19

Gashi tha se pret që nesër në Ministrinë e Drejtësisë të formohet grupi punues në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor....

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor mund të ndodhin vetëm me konsensus të gjerë politik. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se pret që nesër në Ministrinë e Drejtësisë të formohet grupi punues në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Për të arritur te Kodi i ri Zgjedhor, që çfarëdo ndryshimi të kërkohet për konsensualitet nga të gjitha partitë politike, edhe një parti politike, një përfaqësues mund ta bllokojë procesin. Kështu që ta shohim. Kjo do të shihet në procesin e punës të grupit të punës për Kodin Zgjedhor.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.