Lavrov, Rusia nuk ka afat për luftën në Ukrainë
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov thotëse Rusia nuk ka afat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ajo ka objektivat e saqë që po i përmbush.
I pyetur nëse kishte një afat kohor për përfundimin e luftës, Lavrov u tha gazetarëve se Rusia nuk ka afate por objektiva të cilat sipas tij po i përmbushin.
“A na keni dëgjuar të themi diçka për afatet kohore? Ne nuk kemi afate, ne kemi objektiva. Dhe po i përmbushim ato”, theksoi Lavrov.
Kjo deklaratë vjen, derisa në Gjenevë po zhvillohen bisedimet e paqes, të ndërmjetësuara nga i dërguari I presidentit amerikan Trump, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner.
Këto bisedime deri më tani nuk kanë arritur të sjellin një marrëveshje paqeje pasi palët kanë kërkesa të ndryshme të cilat i largon nga dakordësimi i një zgjidhjeje të kënaqshme.
Në prag të bisedimeve Forcat ruse i kanë sulmuar disa rajone të Ukrainës me dronë dhe raketa. “Dhjetëra persona janë plagosur si rezultat i këtij sulmi, përfshirë edhe fëmijë”, bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski.
Ai tha se Rusia lëshoi 420 dronë dhe 39 raketa, duke goditur gjithashtu infrastrukturën e gazit dhe nënstacionet e rrymës.
