Maqedoni

Më ftohtë këtë mëngjes në Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

27.02.2026 09:53

Temperatura më e ulët këtë mëngjes, minus 6 gradë, është matur në Berovë..

Temperatura më e ulët këtë mëngjes, minus 6 gradë, është matur në Berovë, ndërsa minus 4 gradë janë regjistruar në Kriva Pallankë. Minus 3 gradë janë matur në Shkup-Petrovec, Manastir, Prilep, Demir Kapi, Hanet e Mavrovës dhe në Kodrën e Diellit.
 
Temperaturë minimale prej minus 2 gradësh është regjistruar në Tetovë, Kumanovë, Veles dhe Shtip, ndërsa minus 1 gradë është matur në Shkup-Zajçev Rid, në Ohër, Pretor, Kavadar, Strumicë dhe Krushevë. Zero gradë janë matur në Vinicë, ndërsa më ngrohtë ka qenë në Gjevgjeli me 3 gradë.
 
Shtresë dëbore ka në Kodrën e Diellit, ku janë matur 86 centimetra borë.