Maqedoni
Shkupi mikpritës i Panairit për Arsim dhe Karrierë 2026
27.02.2026 10:44
Në Shkup sot do të mbahet edicioni i tretë i Panairit për Arsim dhe Karrierë 2026...

Sot në Shkup do të mbahet edicioni i tretë i Panairit për Arsim dhe Karrierë 2026, një ngjarje që lidh të rinjtë, institucionet arsimore dhe kompanitë.
Këtë vit marrin pjesë 12 universitete me mbi 100 fakultete nga Maqedonia, akademi për profesione digjitale dhe moderne, si dhe kompani që ofrojnë praktikë, punësim dhe zhvillim karriere.
Panairi është i dedikuar për maturantë, studentë dhe prindër, me qëllim që të rinjtë të marrin informacione relevante dhe të bisedojnë drejtpërdrejt me përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe sektorit të biznesit, përpara se të marrin vendim për të ardhmen e tyre.
Programi përfshin edhe diskutime në panel dhe punëtori për këshillim në karrierë dhe zhvillim të aftësive të nevojshme në tregun modern të punës.
