Maqedoni
Siljanovska Davkova mirëpret homologun shqiptar Begaj
27.02.2026 11:27
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova mirëpriti Presidentin e Shqipërisë...

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, mirëpriti presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.
Pas pritjes do të vijojë takim plenar i delegacioneve të RMV-së dhe Shqipërisë. Në kuadër të vizitës zyrtare, presidenti i Republikës së Shqipërisë do të vendosë një kurorë me lule te varri i Goce Dellçevit në kishën “Shën Spase” në Shkup, njofton Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova. Si pjesë e vizitës zyrtare, presidenti i Shqipërisë do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ndërsa pas nënshkrimit në Librin e përshtypjeve, do t’u drejtohet deputetëve në seancë plenare.
