A ka përçarje në ASh-në e Fetait?, Aliu: VLEN-i i unifikuar është qëllimi i të gjithëve
ASh-ja e drejtuar nga Arben Fetai...

ASh-ja e drejtuar nga Arben Fetai ka shkarkuar kryesinë e partisë, duke i hapur rrugë procesit për unifikimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Kuvendit të partisë, ku njëkohësisht Arben Fetai u autorizua të vazhdojë negociatat në kuadër të VLEN-it.
Megjithatë, në këtë mbledhje ra në sy mungesa e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, deputetes Mimoza Musa dhe disa funksionarëve të tjerë partiakë, çka hapi dilema për unitetin e brendshëm.
I pyetur për raportet e tij me Fetain, Aliu zgjodhi të mos komentojë drejtpërdrejt, por theksoi se qëllimi i përbashkët mbetet shkrirja e VLEN-it në një strukturë të vetme politike.
“Të gjithë proceset politike në shtet janë në linjë me atë që e kërkojnë qytetarët. Qytetarët kërkojnë të jemi sa më të bashkuar dhe të kemi një qëllim të përbashkët për një të ardhme më të mirë. Në këtë këndvështrim edhe ne si VLEN punojmë që sa më shpejt të kemi një strukturë të organizuar mirë, pa pengesa administrative në arritjen e qëllimeve tona.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Aliu bëri të ditur se deputeti Ilir Demiri tashmë i është bashkuar kauzës së VLEN-it, ndërsa njoftoi se janë duke zhvilluar bisedime edhe me deputetë të tjerë, që aktualisht janë pjesë e opozitës shqiptare. (Ersan Pajaziti, TVM2)
