Maqedoni
Arresti shtëpiak i Grubit, LSDM: A janë përzier shërbimet e huaja apo serbe?
27.02.2026 15:18
Vazhdojnë fërkimet mes partive politike për rastin “Grubi”....

Vazhdojnë fërkimet mes partive politike për rastin “Grubi”. Lidhja Socialdemokrate pyet nëse vlerësimin e sigurisë së Grubit e kanë bërë organet vendore apo shërbimet e huaja, sepse siç thonë, Mickoski një ditë më parë ka pohuar se të njëjtat janë informacione të klasifikuara, të dobishme dhe nuk mund të publikohen. Opozita maqedonase e bindur se nuk ka vërtetim më të fuqishëm nga ajo se gjithçka është dakorduar dhe menduar.
“Tani dalin informacione se shërbime të huaja janë paraqitur dhe kjo para një viti dhe se vlerësimi i sigurisë aspak s’është bërë nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Tani nuk tregojnë se kush, nëse shërbimi serb apo shërbimi i huaj. Nëse nuk ka vlerësim të Agjencisë Kombëtare për Siguri dhe MPB-së, si¬ç thotë Mickoski, se kjo ka qenë e klasifikuar. Apo gënjeshtrat e tij ka filluar t’i trajtojë si të kualifikuar?”, - deklaroi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
VMRO: Keni frikë çfarë mund të dëshmojë ai
VMRO insiston në mendimin se arresti i Grubit vazhdon të mbajë në panik pjesëtarë të LSD-së për faktin se çfarë mund të dëshmojë i dyshuari gjatë procedurave ligjore të mëtejme.
“A din Grubi aq shumë sa që disa funksionarë do të ishin të gatshëm të viktimizohen? A ka shtypur klanin Zaev tastatura e panikut në LSM? A është frika aq e madhe tek Zoran Zaevi dhe për këtë arsye LSD-ja dhe Filipçe në krye janë rreshtuar në mbrojtje? Për këtë arsye Spasovski, Filipçe dhe Zeqeviq qartë shihen të shqetësuar. Për krimin, në fund ka vetëm një përgjigje, e kjo është, drejtësia.”, - theksoi Brane Petrusheski nga VMRO.
Ndërkohë, gjersa Prokuroria po bën punën e vet, ish-zëvendëskryeministri i parë, Grubi, vazhdon të vuajë masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh dhe masë shtesë për sigurim të prezencës kundër të dyshuarit, vendim i marrë nga gjykatësi i procedurës paraprake.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
