Maqedoni
Delegacioni i OSBE-së takon liderin e BDI-së, Ali Ahmetin
04.06.2015 18:41
Delegacioni i OSBE-së ka takuar edhe liderin e BDI-së, Ali Ahmetin...

Përfaqësuesi i veçantë i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, me këtë rast ka vlerësuar lartë rolin e Ahmetit dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim për rolin konstruktiv ndër vite për bashkëpunim dhe dialog, që duhet që të merret si shembull jo vetëm në vend, por edhe në rajon.
Kryetari i BDI-së, Ahmeti, duke shprehur mirënjohje për këtë vlerësim ka elaboruar qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim për krizën aktuale në vend, duke përsëritur mbështetjen për kompromisin e arritur më 2 qershor në Shkup, që paraqet bazë të shëndoshë për zgjidhje të situatës.
Ahmeti ftoi të gjitha palët që mbështetën marrëveshjen të vijojnë me përpjekje konstruktive në drejtim të realizimit të saj me sukses, sepse stabiliteti dhe siguria e vendit tonë janë përgjegjësi e përbashkët.
Realizimi i marrëveshjes gjithashtu rikthen vendin tonë në agjendën prioritare dhe mundëson që partitë politike të fokusojnë energjitë e tyre në drejtim të realizimit të pritjeve të qytetarëve, thuhet në kumtesën e BDI-së.
