Maqedoni
Çmimet vazhdojnë të jenë të larta në treg, qytetarë: Të ulen, se nuk i përballojmë dot
28.02.2026 13:26
Çmimet në treg vazhdojnë të jenë të larta ankohen qytetarët...

Ata thonë se cmimet janë dukshëm më të larta krahasuar me vitin e kaluar.Tash në muajin e Ramazanit përballen me vështirësi në përgaditjen e iftarit për shkak të shtrenjtimit të produkteve ushqimore sic thonë ata pa kontrollë.
“Shumë shtrejtë, me këto rroga që i marrim ne shumë shtrejtë.Unë jam penzionere dihet se vështirë muajin mezi e kalojmë. Po janë më të larta për Ramazan,vërejmë në gjithçka. Në vend se t’i ulin cmimet edhe më shumë i kanë rritur, edhe te tregu në Çair njejt të larta”, deklaroi qytetari.
“Për rrogat tona janë të larta”, u shpreh qytetari.
“Po po më të larta janë, mishi ka qenë 1000 den tash ishte 1100, Po po”, theksoi qytetari.
“Po të larta janë, domatet, specat, vezët janë shtrejtë.Tash në Ramazan duhet më lirë ti bëjnë cmimet ,ai që ka blen por për atë që nuk ka duhet të ketë më lirë”, deklaroi qytetari.
Ndërkohë shitësit nuk mohojnë se gjatë muajit të ramazanit ka pasur ngapak frekuentim më të ulët të qytetarëve në treg. arsyetohen se rritja e produkteve varet nga importi i jashtëm.
“Nuk janë cmimet shumë të larta por edhe të ulëta nuk janë, normal janë por populli nuk ka para edhe pse është muaji i Rmzanait ka ska ai patjetër të blejë, kemi ngapak shitje. Sa i përket çmimeve nuk varet nga ne që punojmë varet nga eksporti nga vie malli, blejnë më shumë të bëjnë ndonjë byrek me ngrënë, portokalli është gjë luksoze”, u shpreh shitësi.
“Ka edhe lirë edhe shtrejtë, po janë speci, domatja janë me cmim të lartë, lakra është më lirë, nuk ka shitje të mjaftueshme”, theksoi shitësi.
“Kishte shitje shitje para disa ditëve më shumë, kur filloi Ramazani, tash nuk ka mjaftueshëm. Çmimet e perimeve i kemi të larta si domatet, specat, trangujt, kungullesha”, deklaroi shitësi.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vazhdimisht përpilon shportën minimale sindikale, e cila tregon shpenzimet e një familje katër anëtarëshe .Në shkurt 2026, shporta u rrit për gati 1 mijë denarë krahasuar me janarin ,duke reflektuar kosto më të larta jetese.
Kjo është arsyeja pse Sindikata ka paralajmëruar nga 1 marsi protesta masive, nëse deri në atë kohë qeveria nuk pranon rritjen e minimales, të cilën sindikata e pretendon në 600 euro.
VLORA LATIFI TOPOJANI
