Maqedoni
VMRO-DPMNE: LSDM-ja ishte aleat i krimeve të Grubit
28.02.2026 13:47
Nuk pushojnë akuzat dhe kundërakuzat midis pushtetit dhe opozitës...

Nuk pushojnë akuzat dhe kundërakuzat midis pushtetit dhe opozitës për rastin e kthimit të Artan Grubit në vend. Sipas Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE-ja LSDM-ja ishte aleat i krimeve të Grubit, prandaj edhe e mbronë fuqishëm. Sipas partisë në pushtet LSDM-ja është e vetëdijshme për atë që mund të thotë Grubi.
“LSD ishte aleat i krimeve të Grubit, prandaj po e mbrojnë kaq fuqishëm sot. Pasi dolën me teza dhe deklarata të ndryshme në konferencat për shtyp, LSD nuk u bëri asnjë pyetje parlamentare përfaqësuesve të Qeverisë për Artan Grubin. Madje kanë frikë kur përmendet emri i Artan Grubit, kështu që ikën nga salla e parlamentit. Filipce, Zaev, Spasovski, Zecevic dhe pjesa tjetër e ish-zyrtarëve të LSD janë kapur në një panik dhe histeri të madhe nga deklaratat e mundshme në ndjekjen penale të Artan Grubit. LSD është e vetëdijshme për atë që mund të thotë Grubi, prandaj po mbron krimet e tij. Ata as nuk i kanë mbrojtur aq shumë krimet e Zaevit dhe Filipces”, deklaroi Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-DPMNE-së nëse Grubi flet, një pjesë e madhe e ish-zyrtarëve të LSDM-së do të duhet të ulen në bankën e të akuzuarve.
LSDM: Teatri me Grubin është shndërruar në një cirk
Por i menjëhershëm ishte reagimi i LSDM-së opozitare. Sipas Jon Frçkoskit teatrin që po bënë VMRO-DPMNE-ja gjithë këtyre ditëve tashmë është shndërruar në një cirk.
"Lidhur me temën e shmangies së përgjegjësisë, teatri që po organizon DPMNE-ja gjithë këtyre ditëve, tashmë po shndërrohet në një cirk, ose do t'ju përgjigjesha me retorikën që Kryeministrit i pëlqen të përdorë. Këto janë sulme "ad hominem" kundër LSDM-së, dhe në fakt publiku dhe të gjithë e dinë se "De facto" dhe "De jure" kjo situatë është një pjesë politike midis VMRO-së dhe BDI-së", u shpreh antari i bordit ekzekutiv të LSDM-së, Jon Frçkoski.
VMRO-DPMNE-ja i ka bërrë thirrje Prokurorisë Publike që të fillojnë ti hetojnë të gjitha pistat dhe dyshimet e mundshme, që kjo parti vbazhdimishtë i ka bërrë publike.
FITIM KRYEZIU
