Maqedoni

Ministria e Financave dhe Banka Botërore 9.21 milionë euro për efikasitet energjetik në spitale

28.02.2026 14:08

Ministria e Financave, me mbështetjen e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore...

Ministria e Financave, me mbështetjen e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore, vazhdon të përmirësojë efikasitetin e energjisë në institucionet dhe spitalet publike shëndetësore, duke realizuar investime të konsiderueshme në përmirësimin e performancës energjetike të institucioneve dhe spitaleve publike shëndetësore, thonë nga Ministria e Financave.
 
“Projekti i Efiçiencës së Energjisë në Sektorin Publik zbatohet përmes Njësisë së Projekteve në Ministrinë e Financave dhe përmes komponentit "Investimet në Efiçiencën e Energjisë në Objektet e Qeverisë Qendrore, pra në Institucionet Shëndetësore dhe Spitalet Rajonale" me një vlerë totale prej 9.21 milionë eurosh, ofrohet mbështetje financiare për zbatimin e projekteve për rindërtimin e institucioneve shëndetësore dhe spitaleve rajonale me masa të efikasitetit të energjisë. Në këtë cikël, janë zbatuar me sukses rindërtimet me efikasitet energjetik të 15 institucioneve publike shëndetësore në të gjithë vendin, duke siguruar kushte më të mira në sektorin e shëndetësisë, duke siguruar njëkohësisht kursime afatgjata të energjisë”, thonë nga Ministria e Financave. 
 
Sipas Ministrisë së Financave zbatimi i këtyre investimeve në institucionet e kujdesit shëndetësor kontribuon në arritjen e kursimeve përmes uljes së konsumit të energjisë, uljes së kostove operative të institucioneve dhe ofron kushte më cilësore si për pacientët ashtu edhe për punonjësit.
 
Nga Ministria e Financave thonë se mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetje të qëndrueshme financiare dhe partneritete që sjellin përfitime afatgjata për komunitetin, duke inkurajuar efikasitetin energjetik, përgjegjësinë fiskale dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
 
FITIM KRYEZIU