Maqedoni

Trotuar në rrugën “Sretko Kërsteski”

04.06.2015 18:44

Sot filloi ndërtimi i njërit krah të trotuarit të rrugës “Sretko Kërsteski” në afërsi të Konviktit dhe Shkollës së Mesme Teknike Komunale...

Sot filloi ndërtimi i njërit krah të trotuarit të rrugës “Sretko Kërsteski” në afërsi të Konviktit dhe Shkollës së Mesme Teknike Komunale, ndërsa për të ndjekur nga afër fillimin e punimeve, në terren doli edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi.
 
“Ky investim është shumë i rëndësishëm nga fakti se në afërsi ndodhet internati i nxënësve të shkollave të mesme, Shkolla e Mesme Teknike, Shkolla Fillore “Goce Dellçev” dhe kopshti i fëmijëve”- deklaroi kryetari Bejta.
 
Gjatësia e trotuarit është rreth 200  metra dhe kap një sipërfaqe të përgjithshme prej 500 metra katrorë. Investimi kushton mbi 10 mijë euro, ndërsa brenda këtyre ditëve pritet të bëhet edhe riparimi i ndriçimit publik në këtë rrugë.
 
LULZIM HAZIRI