Maqedoni

Situata në Iran, MPJ e Maqedonisë apel për qytetarët

28.02.2026 14:50

Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Izrael...

Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Izrael të ndjekin portalet zyrtare për emergjenca dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve kompetente.
 
Sipas Ambasadës në Tel Aviv, hapësira ajrore mbi Izrael është e mbyllur për fluturime civile, dhe të gjitha fluturimet komerciale janë pezulluar pa datë rifillimi.
 
“U bëjmë thirrje qytetarëve tanë të përmbahen nga udhëtimet në këtë vend të rajonit derisa të stabilizohet situata e sigurisë”, Qytetarët e Maqedonisë që aktualisht janë në Izrael duhet të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm izraelit. U rekomandohet të qëndrojnë në ose pranë zonave të mbrojtura (strehimore, dhoma të sigurta ose zona të tjera të aprovuara); të njohin zonën më të afërt të sigurt; të kenë të aksesueshme furnizime bazë si ujë, ushqim, ilaçe, komplet për ndihmë të parë, dritare dhe telefona të karikuar; dhe të ndjekin përditësimet zyrtare në kohë reale. Të hyni menjëherë në zonat e mbrojtura pas njoftimit dhe qëndroni aty deri sa udhëzimet zyrtare të tregojnë se është e sigurt të dilni. Për qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt ose nga Izraeli, fluturimet janë anuluar deri në njoftim të ri. Rekomandohet të ndiqni me kujdes përditësimet nga kompanitë ajrore dhe autoritetet kompetente”, thuhet në komunikatën e Ministrisë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
 
Ministria gjithashtu publikoi edhe numra SOS për ndihmë dhe njoftoi se hapësira ajrore mbi Izrael është mbyllur për fluturime civile. 
 
Nga MPJ gjithashtu njoftojnë se po ndjekin situatën me kujdes dhe se përmes përfaqësisë diplomatiko-konzullore do të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme.
 
Paralajmërimi i MPJ-së vjen pasi SHBA dhe Izraeli sulmuan Iranin, ndërsa forcat izraelite njoftuan se kanë identifikuar raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Izraelit.
 
ARMEND MURSELI