Maqedoni
Kumanovë: FRI vazhdon traditën humanitare
28.02.2026 15:32
Për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me qëllim...

Për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me qëllim për t’u dalë në ndihmë sadopak qytetarëve të rrezikuar nga gjendja e vështirë ekonomiko-sociale, edhe këtë vit Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me Shoqatën Eduktive “Vllaznia”, për të 19 vit radhazi organizojnë aktivitetin humanitar “Shporta e Ramazanit”.
“Si shumë vite me rradhë edhe këtë vit kemi filluar me organizimin e aktivitetit “Shporta e Ramazanit”, që nga dita e pare e ramazanit ku qytetarët kanë mundësi të kontribojnë me të ardhura të tyre financiare, me 2 mij denarë mund ta mbushin një shportë në të cilën ka produkte ushqimore dhe produkte higjienike të nevojshme për familjet në këto ditë të Ramazanit që edhe nevojtarët të mos mbesin jashtë begatisë dhe bukurisë së Ramazanit. Pikat ku mblidhen të hollat dhe pastaj bëjmë paketimin dhe ndarjen e ushqimeve dhe mjeteve higjienike janë tek Selamn Turizm dhe Musli Market në qytetin e Kumanovës ku qytetarët kanë mundësi të kontribojnë në mbushjen e këtyre shportave”, deklaroi Memedali Limani nga FRI dega Kumanovë.
Nga Forumi Rinor Islam, thonë se interesimi për të ndihmuar nevojtarët, është i madh e sidomos nga mërgata e cila është mjaftë aktive në realizimin me sukses të këtij aktivitetit, Memedali Limani, gjithashtu u bën apel qytetarëve të rajonit që të ndihmojnë me aq sa munden, që edhe familjet në nevojë ti shijojnë të mirat e këtij muaji të bekuar.
“Apeli është i qartë, ata që dëshirojnë të kontribojnë, ata që kanë mundësi të kontribojnë e që besoj që ka shumë, tani e kanë mundësinë që të kontribojnë dhe direkt nga të mirat financiare që i japin këtu të mundësojnë një familje të ket të mirat esenciale gjatë këtij muaji”, theksoi Limani.
Ndryshe, Forumit Rinor Islam, përveç aktiviteteve humanitare merret edhe me aktivitete kulturore e shkencore, ku vlen të përmendet se së fundmi kjo shoqatë me sukses realizoi Mozaikun Rinor Eureka, pastaj Projektin Incept në nivel shtetëror por dhe në nivel lokal si dhe një sërë aktivitetesh tjera kulturore në Kumanovë si dhe qytete të tjera si në Shkup dhe Tetovë.
FATLUM AQIFI
