Maqedoni
BDI të gjithë në mbështetje të studentëve të juridikut
28.02.2026 16:14
BDI del në mbështetje të studentëve të juridikut që kërkojnë organizimin e provimit...

BDI del në mbështetje të studentëve të juridikut që kërkojnë organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, ashtu siç e përcakton Kushtetuta dhe ligji.
Kjo është kërkesë për zbatim të plotë të rendit juridik dhe dhe mbështedim këtë nismë jopartiake që duhet të na bashkojë të gjithëve pa dallim.
“Shprehim shqetësim për shkeljen e hapur të kushtetutës dhe ligjit për përdorimin e gjuhëve. Institucionet që kanë detyrim të garantojnë zbatimin e tyre siç është Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit dhe Gjykata Kushtetuese duhet që të veprojnë në përputhje me ligjin. Moszbatimi i një të drejte të qartë krijon pasiguri juridike dhe tension të panevojshëm në mardhëniet ndëretnike. Mbështesim cdo iniciativë të studentëve të juridikut për organizimin e provimit të jurispodencës në gjuhën shqipe. Njëkohsisht mbështesim edhe çdo formë demokratike të veprimit të tyre, përshirë protestat dhe aktivitetet tjera publike” thonë nga BDI
ARMEND MURSELI
