Botë

Mbyllen hetimet ndaj HSBC, por Gjeneva gjobit bankën me 40 milionë franga zvicerane

04.06.2015 19:07

HSBC është gjobitur me një shifër rekord prej 40 milionë franga zvicerane nga autoritetet e Gjenevës...

Kjo gjobë vjen për “mangësi organizative”, e cila ka lejuar pastrim parash në degë të bankës zvicerane.
 
Jornot ka bërë dhe deklarime thumbuese ndaj ligjit financiar të vendit të tij.
 
“Kjo çështje tregon dobësinë e ligjit të Zvicrës lidhur me hyrjen e fondeve kriminale në sistemin financiar”, tha ai.
 
Gjeneva ka pranuar të mbyllë hetimet ndaj HSBC në këmbim të gjobës financiare, por Jornot thotë se ky ishte paralajmërimi i fundit për bankën duke thënë: “Kjo është një falje që do të përdoret vetëm një herë”.
 
Më 18 shkurt, Jornot urdhëroi bastisjen e zyrave të HSBC në Gjenevë, një ditë pasi Prokurori Federal i Zvicrës, Michael Lauber tha për mediat se nuk kishte ndonjë hetim për keqpërdorim në bankë.
 
Lauber kishte deklaruar se nuk ishte e përshtatshme që shteti të niste një hetim ndaj HSBC, të bazuar në të dhëna të vjedhura.
 
Në një deklaratë HSBC tha: “Hetimi i drejtuar nga kreu i prokurorisë publike të kantonit të Gjenevës mbi HSBC Private Bank është mbyllur formalisht sot. Hetimi gjeti se as banka dhe as punonjësit e saj nuk janë të dyshuar për ndonjë vepër penale të tanishme. Prokurori i Gjenevës pranon progresin që banka ka bërë në vitet e fundit, përfshi edhe përmirësimin e funksionit të saj të pajtueshmërisë, proceseve të brendshme dhe teknologjisë”.