Maqedoni
Filipçe: Sulmi ka për të mirën e polpullit iranian
01.03.2026 14:35
Kreu i LSDM-së Venko Filipçe i pyetur për sulmet e SHBA-së ndaj Iranit...

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe i pyetur për sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner strategjik i vendit tonë dhe se pasi u shfrytëzuan të gjitha mekanizmat për negociata, ato ndërmorën një sulm të tillë për të mirën e popullit iranian, duke shtuar se pret një deeskalim të situatës.
“SHBA janë partner strategjik i vendit tonë, dhe e njëjta pasi shteroi të gjitha mekanizmat diplomatik, vijoi sulmi mbi Iranin. Mendoj se ky sulm e ka të njëjtin qëllim sikurse edhe në Venezuelë, e që ka për të mirën e popullit Iranin, por presim që situata të de-eskalon. Por SHBA duhet ta dinë se këtu në vendin tonë, kemi një Qeveri të tillë me regjim autoritar. Kemi një Kryeministër i cili e ka izoluar vendin”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
