Maqedoni
Situata në Lindjen e Mesme, MPJ aktivizohet për qytetarët e bllokuar nga RMV
01.03.2026 14:56
Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme ka bërë që shumë qytetarë...

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme ka bërë që shumë qytetarë nga Maqedonia e Veriut të jenë të bllokuar në zona të rrezikuara.
Ministria e Punëve të Jashtme ka rritur aktivitetin, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me ta dhe duke përgatitur ndihmë dhe evakuim të sigurt. Është krijuar shtabi i krizës, në dispozicion 24 orë për informacion dhe ndihmë.
“Përmes numrit të telefonit të detyrës dhe përfaqësive diplomatike dhe konsullore, MPJT mbetet plotësisht në dispozicion të qytetarëve. Detyra e shtabit të krizës, është të monitorojë vazhdimisht situatën dhe të koordinojë e sistematizojë të gjitha procedurat që lidhen me qytetarët e RMV-së që ndodhen në dhe përreth zonave të rrezikuara dhe të cilëve u nevojitet ndihmë ose asistencë. Në të njëjtën kohë, misionet diplomatike dhe konsullore janë në komunikim të vazhdueshëm dhe plotësisht në dispozicion të qytetarëve”, thonë nga MPJ.
Nga kjo ministri kanë vendosur edhe numrat e telefopnit në Shkup 075/273-732
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në DohaTel: +974 50 173 111
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu DhabiTel: +971 56 441 7532.
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel AvivTel: +972 54 500 8566 Tel: +972 54 967 0546.
Ndërkohë Presidentja e vendit Gordana Siljanovska-Davkova, ka ftuar Këshillin e Sigurisë, ku do të diskutohet për ngjarjet në Lindjen e Mesme. Këshilli i Sigurisë është organi më i lartë këshillimor në shtet, i cili shqyrton çështje që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe i bën propozime Parlamentit dhe Qeverisë.
Anëtarët e Këshillit të Sigurisë janë: Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, Kryeministri, Hristijan Mickoski, Ministri i Brendshëm, Pance Toshkovski, Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timcho Mucunski, si dhe Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska-Jordanova dhe Vlado Spiridonov.
FITIM KRYEZIU
