Maqedoni

Dorëzimi i Artan Grubit, vazhdon të shkaktojë tension politik

01.03.2026 15:17

Dorëzimi I ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi vazhdon të nxisë reagime...

Dorëzimi I ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi vazhdon të nxisë reagime midis pushtetit dhe opozitës. Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, ka thekësuar se vendimi për ta lënë Grubin në arrest shtëpiak përbën një tregues të qartë se ekziston një marrëveshje politike dhe ndikim i drejtpërdrejtë mbi gjyqësorin dhe prokurorinë nga ana e qeverisë.
 
"Çka të thuhet për të arratisurin Artan Grubi, marrëveshje të tilla politike ku Prokuroria dhe Gjyqësia janë vetëm të dëgjueshmit e Qeverisë nuk I sjellë askujt mirë. Vetëm edhe Kryeministri mungonte që ta priste Artan Grubin në pikën kufitare. Si është e mundur që një i arratisur nga drejtësia të kthehet në këtë mënyrë, të pritet nga kamerat, të përshëndetet nga policia speciale dhe të shkojë në arrest shtëpiak? A keni dëgjuar ndonjë përgjigje nga VMRO-DPMNE? Jo. Nuk do të dëgjoni asnjë. Sepse ka një marrëveshje. Kjo është e vërteta”, deklaroi kryetari i LSDM-së Venko Filipçe. 
 
Reagim kishte edhe nga VMRO-DPMNE-ja, sipas tyret, LSDM në vend që ta përshëndet veprimin e kapjes së personave me të kaluar kriminale, ato merren me përalla.
 
“LSDM-ja e pa kurriz, në vend që ta përshëndesin vendimin që vendi po përballet me veprimet e pa-ligjshme, criminal dhe kapjen e personave që kanë ikur nga drejtësia, ato po merren me përalla. Tanimë është e qartë se pse e bëjnë këtë, sepse në rastin me Artan Grubin kanë qenë të përzier në shumçka, në cfarë aktivitete kriminale kanë qenë së bashku të përfshirë. Nga këtu, kryesia aktuale e LSDM-së, si Venko Filipçe, Oliver Spasovski, Jovanka Trençevska, Jon Fërçkovski për çdo ditë po ta flasim për teatër, por në realitet po ikin nga përgjegjësia e ajo është lufta kundër korupsionit”, u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
 
Ndërkohë nga kualicioni VLEN kthimin e Grubin e shohin si zgjidhja e vetme për atë, sepse ishte e qartë se partia e tij nuk kishte më mundësi ta mbronte, por edhe nuk kishte mundësi që të kthehet në pushtet.
 
“Duke kuptuar se nuk ka shpresa për kthim në pushtet, nuk mund ta mbronë partia e tij, si duket Artani ka vendosur që të vijë dhe të përballet me realitetin, ndërsa realiteti është kjo që është, se është I ndjekur nga organet e drejtësisë, dhe ai njëher pat deklaruar se nuk ka bërrë asnjë veprim pa qenë I konsulltuar apo I sygjeruar nga dikush tjetër nga parti e tij politike, e se kush janë ata, ai me siguri do të shprehet para organeve të drejtësisë”, theksoi zv/kryeministri i parë Bekim Sali. 
 
Tema Artan Grubi vazhdon të jetë aktuale që nga data 23 shkurtë, kur ai vetvendosi që ti dorrëzohet autoriteteve të rendit, dhe të përballet me drejtësinë.    
 
FITIM KRYEZIU