Maqedoni
Paga minimale, Durmishi: Rritja duhet të ketë bazë reale
01.03.2026 16:20
Rritja pagës minimale duhet të ketë një bazë reale ekonomike...

Rritja pagës minimale duhet të ketë një bazë reale ekonomike thotë ministri i ekonomisë Besar Durmishi në një intervistë për Radion Evropa Lirë.
Sipas zgjidhjeve ligjore dhe sipas metodologjisë në fuqi për llogaritjen e pagës minimale, ajo do të rritet ose do të barazohet në mars, që është rreth 1,600 denarë thotë Durmishi.
“Pagat duhet të rriten, të jemi të qartë se sa herë që bëjmë deklarata, disi nuk e kuptojmë mirë njëri-tjetrin, ndoshta disa media në atë mënyrë na nxjerrin. Por rritja e pagave duhet të jetë nga rritja reale ekonomike, duhet të jetë nga produktiviteti më i lartë, më shumë investime. Ne, siç mund ta shihni, po ndërtojmë një sistem që do të sigurojë një rritje të përhershme të standardit të jetesës së qytetarëve. Për më shumë se një vit e gjysmë, kemi punuar për një përmirësim themelor të sistemit dhe përmirësimin e zgjidhjeve ligjore në fushën e ekonomisë, domethënë, një rritje ose përmirësim të klimës së biznesit në vend si aspirant për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas zgjidhjeve ligjore dhe sipas metodologjisë në fuqi për llogaritjen e pagës minimale, ajo do të rritet ose do të barazohet në mars, që është rreth 1,600 denarë”, deklaroi ministri i ekonomisë Besar Durmishi.
