Siljanovska: Situata e sigurisë është stabile
02.03.2026 10:57
“Sigurisht, jemi në koordinim edhe me organet në rajon.”, theksoi Siljanovska....

“Situata është stabile dhe e sigurt bazuar në të dhënat e agjencive të inteligjencës dhe sigurisë kombëtare, si dhe të dhënat nga ministritë e punëve të jashtme, të brendshme dhe të mbrojtjes, së bashku me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë.”, deklaroi Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova.
“Sigurisht, jemi në koordinim edhe me organet në rajon.”, theksoi Siljanovska.
NATO ende nuk ka mbajtur një seancë të posaçme, por Këshilli i Sigurisë ka mbajtur mbledhje. Sigurisht që informacionet rajonale do të ndahen. Sipas saj, autoritetet kanë informuar se nën mbrojtje dhe kontroll janë selia e Komunitetit Hebre dhe Qendra Memoriale e Holokaustit në Shkup, për shkak të mundshme kërcënimeve ndaj sinagogave dhe objekteve të tjera hebreje nëpër botë, ndaj të cilave duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë.
