Maqedoni
Uji në Shkup i sigurt për pije dhe me cilësi të mirë
02.03.2026 11:23
Uji në Shkup është i sigurt për pije...

Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave, përkatësisht të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit për pije (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr. 183/18).
Nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim - Shkup sot u publikua raporti javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, i bazuar në analizat e kryera në Sektorin për Kontroll Sanitar, i cili është laboratori i parë në vend që ka akredituar punën e tij sipas standardit ISO 17025:2018.
Sektori për Kontroll Sanitar, në periudhën nga 23.02.2026 deri më 27.02.2026, ka marrë 185 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 185 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 41 pika matëse në territorin e qytetit të Shkupit.
Sipas rezultateve të marra nga testimet, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit për pije, thuhet në njoftim.
