Rajon
BE-ja pritet t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës
02.03.2026 11:51
Ka pritje reale që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të BE-së ndaj Kosovës...

Ka pritje reale që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Kështu paralajmërojnë burime nga Brukseli, të cilat madje përmendin ditën e sotme si datë orientuese kur mund të merret vendimi përfundimtar.
Në këtë takim, i cili pritet të mbahet sot pritet të miratohet heqja e masave ndaj Kosovës. Masat janë vendosur në vitin 2023. Një vit më vonë, ish-shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e tyre, por u deshën mbi 18 muaj që vendimi të formalizohej.
Ndërkohë, mbi 400 milionë euro asistencë financiare evropiane u bllokuan që nga ai moment. Në fund të vitit 2025 u hoq gjysma e këtyre masave financiare, ndërsa tani mbetet të zhbllokohet edhe pjesa tjetër.
Ndërkohë, Kosova është vendi të cilin komisionerja për zgjerim, Marta Kos, ende nuk e ka vizituar. Ajo planifikon të zhvillojë një vizitë në Kosovë gjatë këtij muaji. Plani ideal, sipas zyrtarëve evropianë, do të ishte që këtë vizitë ta shfrytëzojë për të komunikuar lajmin për heqjen e masave.
