Ekonomi

KRrE: Rriten çmimet e derivateve të naftës

02.03.2026 13:34

Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi rritje të çmimeve të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,13 % në raport me vendimin e datës 27.2.2026.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,022 denarë për kilogram.
 
Nga data 3.3.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 74,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 76,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 71,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 70,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 35,542 (denarë/kilogram)