Botë

Nesër mbledhje urgjente e KS të KB-së për Ukrainën

04.06.2015 21:11

Këshilli i Sigurimit të KB-së nesër do të mbajë mbledhje urgjente për shkak të përhapjes së përleshjeve në Ukrainë...

Këshilli i Sigurimit të KB-së nesër do të mbajë  mbledhje urgjente për shkak të përhapjes së përleshjeve në Ukrainë, që paraqet kërcënim për armëpushimin e dakorduar para katër muajve me ndërmjetësim të BE-së.
 
Mbledhja urgjente e KS-së së KB-së është me kërkesë të Lituanisë, pasi presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko deklaroi se 9.000 ushtarë rus gjenden në territorin e Ukrainës dhe paralajmëroi rrezik nga invazioni i tërësishëm i Rusisë përgjatë tërë kufirit të përbashkët.
 
Deklarata e Poroshenkos në Parlament  vjen një ditë pasi forcat ukrainase zhvilluan luftëra të ashpra me forcat proruse në pjesën lindore të shtetit, që e përkeqëson edhe ashtu armëpushimin edhe ashtu të brishtë.
 
Në luftërat në afërsi të Donjeckut në 24 orët e fundit jetën e humbën të paktën 26 persona./mia