Ndikimet e jashtme në vend, akuza partiake, LSDM: Mbani lidhje me Serbinë dhe Rusinë
VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza të ndërsjella...

VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza të ndërsjella se kush po e afron shtetin me politikën ruse e serbe. Nga opozita mqedonase pyesin pushtetin se çfarë do t’i thonë sekretarit të përgjithshëm të NATO-së në vizitën zyrtare të tij për konsullin e nderit të Maqedonisë në Serbi, Dushan Adamoviq dhe lidhjet me Moskën?
Të martën në Maqedoni vjen sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Pyetja është se çfarë do t’i thotë Mickoski për Adamoviçin dhe për zëvendëskryeministrin Stoillkoviq, bashkëpunëtorin e tij më të afërt në Qeveri, lidhur me marrëdhëniet e tyre me Rusinë? A është kjo e përshtatshme për një vend anëtar të NATO-s? A e forcojnë apo e kompromentojnë pozitën tonë kuadro të tilla të Mickoskit?
VMRO: Ju e futët politikën ruse në vend
Por VMRO thotë të kundërtën. Sipas tyre janë LSDM-ja, Filipçe dhe Zaev lojtarët shtytës të politikës ruse në Maqedoni. Argument sipas tyre është dhënia e shtetësisë shtetasit rus Onishçenko, personi i dënuar me 15 vjet burg për korrupsion në Ukrainë.
“Ndikimi rus dhe politika në Maqedoni, kanë hyrjen e vetme përmes LSD-së, Zaevit dhe Filipçes. Ka mbetur pa përgjigje pyetja për zërat e atëhershëm se ish zv.kryeministri për çështje ekonomike, është munduar të flasë me këtë person dhe të bëjë angazhime ekonomike me të. Marrë parasysh atë se politikani pro rus Onushçenko u paraqit nga qeveria e atëhershme si sportist kalorës. Legjitime është të marrim përgjigje. Cili ka qenë qëllimi i LSD-së për ti bërë vend atij në Maqedoni?” – u shpreh Mile Levkov nga VMRO-DPMNE.
Atë kohë VMRO -DPMNE bëri shumë presion dhe si rrjedhojë, shtetësia e Onishçenkos u anulua, përfundojnë nga VMRO-DPMNE. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
