Maqedoni
SHGM dhe UNDP ndanë çmimet gazetareske për vitin 2025
02.03.2026 15:48
SHGM dhe UNDP sot për herë të katërt ndanë çmimet gazetareske për vitin 2025...

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe UNDP, në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit”, për herë të katërt ndanë çmimet gazetareske për vitin 2025 me temë “Përballja me ndotjen e ajrit në RMV”. Ndër të shpërblyerit, çmimin e parë e fitoi Mihail Milloshevski nga “360 Gradë”, me temën “Edhe pesë qytete mësuan çfarë ua ndot ajrin – çfarë do të ndërmarrin kryetarët e komunave”.
“Të flasim për ajrin e ndotur veç më e kemi përmendur disa herë, dihet çfarë duhet të ndërmerret. Më vjen mirë që storja i përfshin 5 qytete, por jo Shkupin, që të dihet se edhe tjerat qytete janë të ndotura e jo vetëm Shkupi.”, u shpreh gazetari Mihail Miloshovski.
Vendin e dytë e zuri reportazhi i Bojan Blazhevskit nga Prizma BIRN, me temën “Autoritetet fajtore për neglizhimin e deponisë maqedonase me fosfogips”.
“Dua të dërgoj një mesazh deri tek autoritetet maqedonase. Deponia me fosfor-gips duhet të monitorohet në një mënyrë më sistematike në të ardhmen.”, u shpreh gazetari Bojan Bllazhevski.
Çmimi i tretë i takoi Radio Europa e Lirë, për reportazhin “Çdo frymëmarrje dhemb” – dëshmi e një pacienteje me kancer për jetën në Shkupin e ndotur, nga gazetari Vladimir Kalinski.
“Me qindar storje dhe tekste gazetareske dhe hulumtime për ndotjen e ajrit, prapë kemi ndotje të lartë dhe pasoja nga ndotja në shëndetin dhe jetën e qytetarëve.”, u shpreh gazetari Vlladimie Kalinski.
Mirënjohje e veçantë iu nda Orce Kostovit nga e përjavshmja “Fokus” për shkrimin “Asnjë masë nuk jep rezultat – Shkupjanët thithin ajrin më të ndotur në Evropë”, në të cilin analizohen efektet e masave të deritanishme dhe gjendja reale e cilësisë së ajrit.
“Storje e cila ofron zgjidhje për problemin me ndotjen në Shkup dhe në Maqedoni në përgjithësi.”, u shpreh gazetari Orce Kostov.
Sipas komisionit të jurisë, i përbërë nga gazetarët Goran Momiroski, Sonja Petrushevska dhe Edin Rastoder, këto punime të shpërblyera jo vetëm që identifikojnë problemet me ndotjen e ajrit, por ofrojnë edhe një pasqyrë të argumentuar mbi zgjidhjet e mundshme, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit publik për problemin e ndotjes së ajrit dhe pasojat e tij në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.
FITORE NAGAVCI
