Shefi i NATO-s, Rutte për vizitë zyrtare në vend
03.03.2026 10:02
Rute sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.....

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. Sekretari i përgjithshëm do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoni në Kabinetin e presidentes, pas çka do të vijojë tet-a-tet takim dhe mbledhje plenare të delegacionit të Maqeodnisë dhe atij të NATO-s.
Është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes Siljanovska-Davkova dhe Rutes.Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të ketë takim edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, pas çka do të mbajë fjalim para deputetëve në Dhomën ligjvënëse.
Rute do ta vizitojë edhe kazermën “Ilinden”, ku do të marrë pjesë në prezantimin e grupit të lehtë këmbësorik të Batalionit të Aramatës dhe një pjese të pajsijes së kësaj njësie. Në ngjarje do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, gjeneralë në Armatë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo është vizita e parë e Rutes si sekretar i përgjithshëm i NATO-s në Shkup.
