Maqedoni
Tërmet i regjistruar mëngjesin e sotëm pranë Tetovës
03.03.2026 10:30
Një tërmet me intensitet më të dobët është regjistruar mëngjesin e sotëm në pjesën veriperëndimore të vendit..

Një tërmet me intensitet më të dobët është regjistruar mëngjesin e sotëm në pjesën veriperëndimore të vendit, me magnitudë 2,2 sipas shkallës Rihter.
Sipas të dhënave të European-Mediterranean Seismological Centre (EMSC), tërmeti ka ndodhur në orën 05:21. Epiqendra është lokalizuar rreth nëntë kilometra në jugperëndim të Tetovë, në thellësi prej pesë kilometrash.
Bëhet fjalë për një lëkundje me intensitet të ulët, e cila zakonisht nuk shkakton dëme materiale, por mund të ndihet nga qytetarët në afërsi të epiqendrës. Deri më tani nuk ka informacione për pasoja të mundshme.
