Botë

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon Iranin dhe Libanin

03.03.2026 11:13

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Teheran dhe Bejrut.
 
Sipas deklaratës zyrtare të IDF-së, objektivat kanë qenë pozicione ushtarake, ndërsa në Liban janë goditur qendra komande dhe depo armësh që i përkasin Hezbollahu. Para sulmeve, ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim urgjent për evakuimin e banorëve në periferitë jugore të Bejrutit dhe në disa zona përreth.
 
Ndërkohë, tensionet janë reflektuar edhe në rritjen e masave të sigurisë në rajon. Ambasada e SHBA-së në Kuvajt ka njoftuar mbylljen “deri në njoftim të mëtejshëm”, duke anuluar të gjitha shërbimet konsullore për shkak të situatës së paqëndrueshme. Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar largimin e detyrueshëm të personelit jo-emergjent të qeverisë amerikane dhe familjarëve të tyre nga Jordania, Bahreini, Iraku, Katari dhe Kuvajti, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon.
 
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë aludimet se konflikti në Lindjen e Mesme po shkon drejt një “lufte të pafundme”, duke deklaruar se operacionet ushtarake do të çojnë në “një epokë paqeje” dhe, sipas tij, në demokraci për Iranin.
 
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të disponojnë rezerva të mjaftueshme armësh për të zhvilluar luftëra “përgjithmonë”, duke theksuar se pritet vetëm fitore.