Botë

Rasti Epstein, publikohen dosjet e çiftit Klinton

03.03.2026 11:42

Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve ka publikuar videot e çiftit Klinton...

Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve ka publikuar videot e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton dhe ish-sekretares së Shtetit, Hillary Klinton, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth të dënuarit për krime seksuale Xhefri  Epstein. Regjistrimet e dëshmive, që zgjatën me orë të tëra gjatë dy ditëve javën e kaluar, tregojnë se të dy Klintonët u distancuan nga Epsteini.
 
Bill Klinton i tha komisionit se ai e kishte ndërprerë marrëdhënien me Epstein vite para se financieri ta pranonte fajësinë në vitin 2008 për kërkim shërbimi seksual nga një vajzë e mitur. Epstein e vizitoi Shtëpinë e Bardhë disa herë gjatë presidencës së Clintonit dhe ekzistojnë fotografi ku ata shtrëngojnë duart, por Bill Clinton tha se nuk i kujtonte ato ndërveprime. Hillary Clinton tha se as nuk e kujtonte të ishte takuar ndonjëherë me Epsteinin. Megjithatë, ata u përballën me orë të tëra pyetjesh nën betim nga ligjvënësit, të cilët po kërkojnë përgjegjësi për këdo që ka qenë në dijeni ose ka injoruar abuzimin e Epstein ndaj vajzave të mitura.
 
Dy bashkëshortët u morën në pyetje për afro 4 orë e gjysmë secili.