Konflikti në Lindjen e Mesme, bombardime në Iran, kundërpërgjigjet Teherani
SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar bombardimet ndaj Iranit...

SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar bombardimet ndaj Iranit, ndërsa edhe Irani ka vazhduar sulmet hakmarrëse në të gjithë rajonin. Arabia Saudite konfirmoi se Ambasada e SHBA-së në Riad është sulmuar nga dy dronë, duke shkaktuar zjarr në ndërtesë, ndërsa njoftohet për mbylljen e ambasadës amerikane në Kuvajt.
Bahreini, ku është e vendosur Flota e Pestë e Marinës Amerikane, njoftoi se janë vërejtur dhjetëra raketa dhe dronë iranian.
Irani ka njoftuar edhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.
Garda Revolucionare iraniane, është kërcënuar se do të djegin çdo anije që do të përpiqet të kalojë përmes kësaj ngushtice, që konsiderohet rruga më e rëndësishme për eksportin e naftës në botë.
Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje amerikanëve të largohen menjëherë nga mbi dhjetë vende të Lindjes së Mesme.
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se operacioni ushtarak mund të zgjasë disa javë. Ai theksoi se tashmë janë goditur mbi 1250 objektiva.
Në sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit u vra udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, si dhe disa liderë të tjerë të lartë.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke cituar Gjysmëhënën e Kuqe Iraniane, njoftoi se numri i të vdekurve në Iran është rritur në 787. Sekretari shtetëror amerikan Rubio paralajmëroi sulme edhe më të ashpra.
“Qëllimi i këtij oeracioni është të shkatrrohet kapaciteti i tyre nuklear dhe të sigurohemi se nuk mund ta rindërtojnë dhe nuk mund të fshihen pas asaj që të kenë program bërthamor. Megjithate është e qartë se do të dëshironim ta shohim Iranin që nuk drejtohet nga klerik radikal shiit, siç është prej vitesh. Udhëheqësia e atij vendi nuk e paraqet popullin e Iranit dhe kjo ishte e dukshme në protesta.” – deklaroi Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio.
Për një Iran që nuk do të udhëhiqet nga klerikët shiit ka folur edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
“Ky do të jetë një aksion i shpejtë dhe i vendosur. Ne fillimisht do të krijojmë kushte që populli i Iranit ta marr kontrollin e fatit të tij. Të formojë qeveri të zgjedhur demokratike që do ta bëjë iranin plotësisht ndryshe.” – u shpreh Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Ambasadori iranian në Spanjë nga ana tjetër kërcënoi se vendi i tij mund të targetojë bazat ushtarake amerikane edhe në Evropë.
“Ne fuqishëm po përballemi me armatën më të fuqishme në planetë, e ndihmuar nga një armatë tjetër e cila ka idetë e saja. Ata kanë teknologji të përparuar ushtarake dhe numër të madh forcash të armatosura, në tokë, det dhe ajr. Të gjithë e pane se çfar fushate nisën kundër neshë, ndërsa ne qëndruam fuqishëm.” – deklaroi Ambasadori i Iranit në Spanjë, Reza Zabib.
Deklarata vjen pasi Spanja refuzoi të japë leje që SHBA të përdorë bazat e përbashkëta ushtarake për sulme. Diplomati i Teheranit në Kombet e Bashkuara deklaroi se SHBA është fajtore për krime lufte kundër kombit të tij.
Targetimi i zyrtarit më të lartë të një shteti sovran, anëtar i Kombeve të Bashkuara, është një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare dhe një sulm i drejtpërdrejtë ndaj barazisë sovrane. Një sjellje e tillë e rrezikon të gjithë sistemin ndërkombëtar, vlerëson diplomati Iranian në OKB.
Izraeli nis operacion ushtarak në Liban
Krahas bombardimeve në Teheran, Izraeli vazhdoi sulmet edhe ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban, duke përfshirë edhe operacionet tokësore.
Izraeli ka paralajmëruar se operacionet ushtarake nuk do të përfundojnë derisa kërcënimi të eliminohet plotësisht.
Raportohet për dhjetëra të vrarë, ndërsa qindra banorë të Bejrutit janë evakuar. (Fitore Nagavci, TVM2)
