Maqedoni
Shoqata e Diabetikëve: Në vend të nevojshme pompa automatike të insulinës
03.03.2026 14:37
Amputime, dëmtime dhe shtypje të syve, komplikime në zemër, janë disa nga sëmundjet bashkëshoqëruese me të cilat përballen njerëzit me diabet....

Amputime, dëmtime dhe shtypje të syve, komplikime në zemër, janë disa nga sëmundjet bashkëshoqëruese me të cilat përballen njerëzit me diabet. Ata thonë se lufta kundër sëmundjes do të ishte dukshëm më e lehtë nëse do të kishin pompa automatike të insulinës, të nevojshme për njerëzit me diabet të tipit 1, të cilat ndihmojnë ndjeshëm në rregullimin e sheqerit në gjak.
“Ne kemi momentalisht pompa manuale të insulinës që na kryejnë punë dhe jemi falënderues për këtë por duhet të vendosim manualisht numrin e karbohidrateve që kemi konsumuar dhe nivelin e sheqerit në gjak, mund të bëhen disa zbritje, por me pompat automatike të insulinës nuk do të kishim këto probleme.”, u shpreh drejtori i Lidhjes së Shoqatave me Diabet, Martin Nikollov.
Ekziston një mungesë kronike e terapisë antidiabetike, paralajmërojnë Shoqata e Diabetikëve. Lajmi i mirë, sipas tyre, është se shpërndarja e glukometrave të rinj fillon këtë muaj.
“Glukomerat u siguruan me tenderin më të fundit dhe janë moderne, dhe do të presim reagimet e pacientëve për të parë se çfarë do të thonë, sepse ne kemi tre vjet që shpërndajmë glukometrat që tani janë në vend, i morëm si donacione dhe i shpërndamë tek pacientët.”, u shpreh krytari i Shoqatës së Diabetikëve, Dime Velev.
Sëmundjet bashkëshoqëruese në diabet, do të jenë temë e konferencës që do të mbahet me rastin e 25-vjetorit të Shoqatës së Diabetikëve, më 20 dhe 21 mars, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Federata Botërore e Diabetit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
