Maqedoni

Rute: NATO nuk përzihet në luftën në Iran

03.03.2026 15:05

Rute ka theksuar se NATO nuk është pjesë e sulmeve ndaj Iranit....

NATO nuk është pjesë e sulmeve ndaj Iranit. Këtë e deklaroi në Shkup sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, duke theksuar se bëhet fjalë për operacion të SHBA-së dhe Izraelit.   
 
“Mund t’ju siguroj se vetë NATO nuk është e përfshirë, mund t’ju siguroj se NATO do ta mbrojë çdo territor të saj… Kjo është kampanjë që e bën SHBA dhe Izraeli.”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.
 
Siguria e rajonit, Rute: RMV-ja luan rol kyq
 
Duke folur për rajonin, Rute tha se RMV luan rol të rëndësishëm në sigurinë rajonale, duke theksuar se NATO do të mbrojë secilin vend që mund të vihet në rrezik. 
 
“Është e qartë se duhet të bashkëpunojmë, ta mbështesim mbrojtjen tonë të përbashkët. Dhe këtu Maqedonia e Veriut luan rol të rëndësishëm në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, rajon me rëndësi të madhe për aleancën tonë. Përkushtimi ynë në stabilitetin rajonal është i përhershëm. Nuk do të lejojmë të ekzistojë vakum sigurie. Maqedonia e Veriut  kohë të gjatë përkrah  misionet tona të KFOR-it në Kosovë. KFOR-i vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në përkrahje e paqes afatgjate për qytetarët të jetojnë në Kosovë.”, u shpreh Rute. 
 
Davkova: Siguria rajonale, varet nga integrimi në BE
 
Nëse thirremi në kaosin global është e nevojshme që në suaza të NATO-s të tejkalohen dallimet dhe të sigurohet kohezioni në bazë të vlerave dhe principeve mbi të cilat është ndërtuar pakti, tha shefja e shteti, Siljanovska Davkiva, ndërkaq për rajonin siguria sipas saj vjen vetëm nga integrimi rajonal në Bashkimin Evropian, në një afat sa më të shpejt.
 
“Unë kam besuar dhe ende besoj se garanci më e madhe për paqe dhe siguri në Ballkanin  Perëndimor dhe rezistimi afatgjatë i ndikimit të vendeve të treta, dhe këtë ia thash edhe sekretarit gjeneral, është integrimi urgjent dhe i plotë i saj në Bashkimin Evropian. Pres që në samitin e ardhshëm në Ankara në vitin 2026, të merr vëmendje të veçantë siguria e Ballkanit Perëndimor, marrë parasysh dhe sfidat aktuale. Them se duhet t‘i vëmë fund arsyeve artificiale dhe arsyeve të karakterit identitar historik për pamundësinë e integrimit rajonal në BE dhe të koncentrohemi në kushtet e Kopenhges.”, u shpreh presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
 
Rute para deputetëve: Qëndroni bashkë në anën e sigurisë
 
Rute me fjalim edhe papra deputetëve. Për sigurinë kërkoi edhe përkrahjen e tyre.
 
“Në këtë Kuvend ju i përfaqësoni dallimet tuaja politike dhe ndoshta keni qasje të ndryshme, por vetëm së bashku mund të vendosemi në të njëjtën anë,  anën e demokracisë dhe sigurisë dhe kjo duhet të mbrohet. E kemi detyrë ti mbrojmë popujt dhe mënyrën tonë të jetesës. Si deputet konsideroj në mbështetjen tuaj dhe artikulimin në investim në mbrojtje.”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.
 
Përkrahja e Ukrainës dhe situatat aktuale globale zunë vend të rëndësishëm në fjalimin e Rutes. Duke e quajtur Iranin ekspertues të kaosit dhe një vend që duhet zhveshur nga posedimi i armëve nukleare,  Rute ftoi në vëmendje të kujdesshme dhe investim në siguri. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës në takim edhe me kryeministrin, Mickoski.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU